Ferran Torres vjen me moral shumë të lartë në ndeshjen vendimtare ndaj Atlético Madridit, këtë të martë në “Metropolitano”, ku Barça duhet të përmbysë 2-0 e ndeshjes së parë për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e Champions League. “El Tiburón”, i cili nuk kishte shënuar që nga 31 janari në fushën e Elche, riktheu instinktin golashënues në derbin e së shtunës në “Camp Nou”, duke shënuar dy gola në fitoren 4-1 ndaj Espanyol.
Këto dy gola jo vetëm që i rikthyen vetëbesimin dhe e vendosin si kandidat për “9” ndaj Atlético-s, por edhe e çuan në mesin e 50 golashënuesve më të mëdhenj të historisë së Barcelonës, duke kaluar një legjendë si Johan Cruyff. Me dopietën e tij, sulmuesi nga Foios arriti në 61 gola me fanellën blaugrana, një më shumë se Cruyff, që kishte 60 gola në 180 ndeshje. Ferran i ka arritur këto 61 gola në 201 ndeshje.
Përveç Cruyff, ai ka kaluar edhe José Bravo (60 gola), Martí Vantolrà (60 gola) dhe Marcial Pina (61 gola në 276 ndeshje). Përpara tij janë Vicenç Piera, ndërsa Chus Pereda dhe Sagi Barba janë vetëm dy gola larg.
The post Ferran Torres nuk i vendos limite vetes, pasi parakaloi Johan Cruyff te Barcelona appeared first on Telesport.









