Bayern Munich nuk dëshiron të bjerë në grackën e vetëbesimit të tepruar, pavarësisht avantazhit 2-1 të marrë në “Santiago Bernabéu”, në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër Real Madridit. Fitorja e thellë 5-0 ndaj St.Pauli ka rritur entuziazmin te skuadra e Kompany, por në klubin bavarez theksojnë se kualifikimi është ende larg, teksa përballja me “Los Blancos” mbetet e hapur.
Karl-Heinz Rummenigge paralajmëroi euforinë: “Tani nuk duhet bërë gabimi të lejohet shumë eufori. Po ndjej një lumturi të tepruar dhe kjo nuk më pëlqen”. Leon Goretzka shtoi se nuk kanë nevojë për paralajmërime:
“E dimë shumë mirë kundër kujt luajmë”. Max Eberl foli për “eufori të kontrolluar”, ndërsa Joshua Kimmich theksoi: “Kur vjen Champions League, Real Madridi gjithmonë performon mirë. Nuk ka rëndësi forma e mëparshme”.
The post Bavarezët me “frena dore”: Stop euforisë para çerekfinales së kthimit ndaj Real Madridit! appeared first on Telesport.









