Ditën e mërkurë, skuadra e Arsenal do të luajë cerekfinalen e kthimit të Champions League ndaj Sporting. Londinezët fituan 1-0 përballjen e parë në Portugali, por trajneri Mikel Arteta është end ei zhgënjyer për humbjen 2-1 ndaj Bournemouth këtë fundjavë në Premier League.
“Është një grusht i fortë në fytyrë dhe jashtëzakonisht zhgënjyes,” tha Arteta: “Kjo është ajo që u thashë djemve. Nuk ka zona gri. Pati disa gjëra shumë bazike që i bëmë jashtëzakonisht keq. Kur e bën këtë, ato do të përfitojnë dhe bëhet shumë kaotike dhe shumë e vështirë për t’u kontrolluar”.
“Duhet të shohim veten. Duhet të vuajmë. Është e dhimbshme. Është një ndjenjë e tmerrshme. Por sot është një ditë tjetër, duhet të mendojmë për Champions. Nëse dikush do të më kishte thënë në gusht, jemi në këtë pozicion tani në prill, jam i sigurt se të gjithë do ta kishim pranuar”, tha Arteta.
The post Arteta: Humbja ndaj Bournemouth është një grusht i fortë në fytyrë, tani radha e Champions appeared first on Telesport.









