Milan-Leao, “kriza e vitit të shtatë”… Divorci mund të vijë shpejt, Botërori shihet vendimtar

Rafael Leao rrezikon të largohet nga Milani për shkak të “krizës së vitit të shtatë”. Portugezi luajti si sulmues për një pjesë të ndeshjes ndaj Como, pa ndikuar dhe me shumë gabime, ndërsa tifozët filluan ta vërshëllejnë gjithnjë e më fort, sidomos në pjesën e dytë, kur edhe në krahun e majtë nuk ndryshoi asgjë. Problemet lidhen me formën fizike, që e kanë shoqëruar nga vera e kaluar, dhe qëndrimin e tij aspak ideal.

Sezoni i tij është bërë shumë i vështirë, sidomos më 2026, pas dëmtimit në aduktor dhe më pas pubalgjisë që i ka ulur shpejtësinë e shpërthimin. Në këtë vit ai ka luajtur 14 nga 16 ndeshje, 11 si titullar dhe vetëm 3 të plota.

Kulmi i krizës erdhi ndaj Lazios, me konfliktin me Pulisic dhe sjellje që nuk i pëlqyen klubit, i cili madje ka ngrirë rinovimin e tij deri më 2030. Tani mund të ndodhë ndarja, me Premier League si opsion të mundshëm, ndërsa Botërori mund të jetë vendimtar për të ardhmen e tij.

The post Milan-Leao, “kriza e vitit të shtatë”… Divorci mund të vijë shpejt, Botërori shihet vendimtar appeared first on Telesport.