Denzel Dumfries, autori i një dopiete vendimtare në fitoren 4-3 të Interit ndaj Como, foli për “SportMediaset”: “Ishte fitore e madhe, nuk ishte e lehtë pas dy golave të Como në fillim. Mënyra si u rikthyem në lojë ishte e jashtëzakonshme, jam shumë krenar për reagimin tonë”.
Mbi rëndësinë e ndeshjes në garën për titull tha: “Është një fitore shumë e rëndësishme, kemi 9 pikë diferencë nga vendi i dytë. Ndeshjet e ardhshme janë po aq të rëndësishme, kemi një objektiv dhe duhet ta ndjekim në çdo sfidë”.
Duke folur për rikthimin nga dëmtimi, Dumfries pranoi: “Kam kaluar momente të vështira, është hera e parë në karrierë me një dëmtim të tillë. Tani jam rikthyer gradualisht dhe dje ndjeva se isha në top-formë. I dërgova një mesazh vetes; ky kapitull i dëmtimit ka përfunduar”. Holandezi ia dedikoi dopietën motrës së tij, që kishte ditëlindjen.
The post Dumfries, dopieta ndaj Comos me dedikim të veçantë: Mesazh për veten time, më në fund jam në top-formë appeared first on Telesport.









