E vërshëllyen tifozët, Rabiot merr në mbrojtje Leaon. Çfarë do të bëjë Milani me të në verë?

Edhe kur Milani fiton apo humbet, vëmendja mbetet te Rafael Leao. Të shtunën në “San Siro”, portugezi u vërshëllye fort nga tifozët për shkak të formës së dobët. Ai nuk po luan mirë, nuk shënon dhe nuk po e ndihmon më ekipin si më parë.

Adrien Rabiot reagoi duke mbrojtur shokun e skuadrës: “Nuk më pëlqen që Leao u vërshëllye. Është çështje skuadre dhe duhet të jemi të bashkuar me tifozët. Nëse ai vërshëllehet, është sikur të vërshëllehem edhe unë. Ai ka qenë dhe është ende i rëndësishëm për Milanin, duhet t’i japim besim”.

Sa i përket të ardhmes, flitet për rinovimin e kontratës. Aktualisht Leao është i lidhur me Milanin deri më 2028, por prej 2026 nuk ka pasur përparim në negociata. Duke parë formën dhe gjendjen e tij psikologjike, e ardhmja e tij në Milano mbetet e pasigurt.

 

The post E vërshëllyen tifozët, Rabiot merr në mbrojtje Leaon. Çfarë do të bëjë Milani me të në verë? appeared first on Telesport.