“Iniesta dhe Puyol fituan gjithçka, por nuk patën kurrë nevojë të bënin këtë gjë si Yamal”

Barcelona hodhi një hap të madh drejt titullit në La Liga, pas fitores ndaj Espanyol, duke përfituar edhe nga një tjetër gabim i Real Madridit, çka e çon avantazhin në +9 pikë. Pas derbit, u dëgjuan kore të forta në “Camp Nou” kundër Espanyol, ku morën pjesë edhe disa lojtarë blaugrana, si dhe mesazhi i Lamine Yamal në rrjetet sociale: “Duhet ta përpish, si gjithmonë”.

Ky mesazh u komentua nga ish-portieri Santi Cañizares në “El Partidazo de Cope”, duke reflektuar mbi rolin e rrethit të lojtarëve dhe ndryshimet ndër vite. “Lojtarët e nivelit të lartë lëvizin më shumë para se kurrë dhe kanë më shumë njerëz rreth vetes.

Dikur këta ishin njerëz me më shumë para se futbollistët dhe i edukonin ata, – shpjegoi ai. – Sot askush nuk iu thotë asgjë, sepse rrezikon biznesin dhe largohet nga puna. Nuk bëhet fjalë t’i këshillosh, por të mos i shqetësosh. Nëse një lojtar thotë se do bëjë një marrëzi…, agjenti i thotë ‘mos u shqetëso, të ndihmoj unë’”.

Edhe Paco González shtoi: “Mendova për Iniesta dhe Puyol…, fituan gjithçka pa i bërë këto gjëra. Mungesë totale klasi”.

The post “Iniesta dhe Puyol fituan gjithçka, por nuk patën kurrë nevojë të bënin këtë gjë si Yamal” appeared first on Telesport.