Cristian Chivu nuk e fsheh emocionin për përmbysjen e madhe në Como dhe thellimin e distancës nga ndjekësit të Interit të tij, duke lëshuar edhe një batutë ndaj trajnerëve të Milanit dhe Napolit, kur pyetet nëse kjo fitore vlen për titullin: “Bëj si kolegët e mi, mund të them se jam i lumtur që iu afrova një vendi në Champions-in e ardhshëm”.
![]()
Duke u kthyer te ndeshja, ai shtoi: “Nuk ishte e lehtë, e dinim. Përballeshim me një skuadër që lufton për diçka të rëndësishme dhe e tregoi në pjesën e parë. Shkuam në disavantazh të 2 golave, por gjetëm një gol të rëndësishëm që na dha besim dhe ndryshuam qëndrim në pjesën e dytë. Treguam karakter dhe në fund ia dolëm”.
![]()
Chivu theksoi edhe rëndësinë e goditjeve standarde: “U stërvitëm vetëm për to. Kemi goditës të mirë dhe duhet të punojmë në detaje. Është fitore pjekurie. Në 7 javët e fundit duhet të rrisim ambiciet dhe të reagojmë si skuadër konkurruese”.
The post Chivu shkon +9 pikë, thumbon Allegrin dhe Conten: I lumtur që iu afrova objektivit Champions… appeared first on Telesport.









