Muharremi – Kurtit: Din veç me ble votën me 100 euro, mos e korit vetën e Kosovën

Opinionisti Shenoll Muharremi i ka quajtur “pallavra” pretendimet e Albin Kurtit në Londër për rritje “mesatarisht 6% ekonomike” dhe “stabilitet.”

Muharremi tha se “askush nuk është budallë” që në epokë të informimit dhe teknologjisë të besojë të pavërteta.

Ai më tej thotë se “krejt çka din Kurti është me ua ble votën me nga 100 euro qytetarëve ma të varfër në Europë”.

“Ndoshta Albini ka fillu me jetu në kokën e tij, në një univers paralel ku e ka kriju një realitet tjetër. Qysh inflacioni në disa raste të ka shku në 42.5% (mars 2026, ASK), e ti flet kopalla për ekonomi. A mendon që ata në Londër nuk kanë internet e nuk janë të informuar për ekonominë e Kosovës? Mos e korit vetën e Kosovën, se askënd nuk mundesh me mashtru me kësi lloj pallavra.

Edhe në Gjermani jeni mundu me rrejt duke thënë 8.3% e kemi rritjen ekonomike, po ska pi ujë, se askush so budallë në epokën e informimit e teknologjisë. Një energji ske qenë në gjendje me rregullu qe 6 vjet, e as për krizën e naftës ske ba kurgjo. Spo flas për deficit tregtar dhe kushtet e vështira për biznes. Krejt çka din është me jau ble votën me nga €100 qytetarëve ma të varfër në Europë”, shkruan Muharremi.