Real Madrid qetëson tifozët para ndeshjes së kthimit ndaj Bayern, alarmi i fundit për Mbappe rezulton fals

Kylian Mbappe jo vetëm që do të jetë i grumbulluar dhe do të udhëtojë me pjesën tjetër të ekipit për sfidën e kthimit ndaj Bayern Munich, por francezi do ta nisë nga minuta e parë dhe të gjithë sytë do të jenë tek ai, pasi madrilenët nuk janë dorëzuar dhe duan përmbysjen e madhe.

Duke qenë se Mbappe mungoi në pjesën e fundit të seancës së fundit stërvitore të klubit madrilen, pati frikë për praninë e tij për sfidën e të mërkurës ndaj Bayern. Po ashtu një çarje sipër vetullës e marrë në ndeshjen ndaj Girona-s i shtoi akoma edhe më shumë dyshimet.

Megjithatë, “Marca” sqaron se mungesa e Mbappe në stërvitje ka qenë thjesht një masë parandaluese nga ana e klubit. Francezi nuk ka asnjë dëmtim dhe do të jetë i gatshëm nga fillimi.

Kujtojmë se ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” mes Real Madridit dhe Bayern Munich përfundoi 1-2 për bavarezët. Akti i dytë i çerekfinales do të luhet të mërkurën në “Allianz Arena”.

The post Real Madrid qetëson tifozët para ndeshjes së kthimit ndaj Bayern, alarmi i fundit për Mbappe rezulton fals appeared first on Telesport.