Një person i moshës 48-vjeçare është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
Ai ka bërë të ditur se njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
“Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe hetimet janë duke vazhduar.









