60 mln euro për një holandez! Nis gara City-Chelsea-Bayern për 20-vjeçarin

Talenti Kees Smit po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje nga klubet e mëdha të Europës, pasi paraqitjet e tij tek AZ Alkmaar kanë impresionuar skautët.

Raportohet se disa nga gjigantët e futbollit si Manchester City, Chelsea, Bayern dhe Manchester United po e ndjekin nga afër mesfushorin holandez, duke pritur edhe performancat e tij në Botëror.

Mediat holandeze e përshkruajnë si Kevin de Bruyne i ri, duke qenë se ka vizion të madh loje dhe luan në të gjithë diametrin e mesfushës.

AZ Alkmaar kërkon 60 mln euro për 20-vjeçarin, shifër e përballueshme për klubet që interesohen për të.

The post 60 mln euro për një holandez! Nis gara City-Chelsea-Bayern për 20-vjeçarin appeared first on Telesport.