Befasi në “San Siro” pas 45 minutave të para, Udinese bën ligjin ndaj Milanit (video)

Pjesa e parë mes Milanit dhe Udineses është mbyllur 0-2 për miqtë, në sfidën që po luhet në “San Siro”, e vlefshme për javën e 32-të në Serie A. Një pjesë e parë shumë e dobët nga kuqezinjtë, të cilët nuk patën asnjë rast konkret shënimi, ndërsa Udinese dominoi në lojë dhe rezultat.

Sfida u zhbllokua në minutën e 26-të, falë një autogoli. E gjithë merita në fakt ishte e Nicolo Zaniolo, i cili pasi mori një top nga mbrojtja, kaloi secilin që i doli para dhe në fund asistoi për Arthur Atta, goditja e të cilit me të djathtën përfundoi në rrjetën e Mike Maignan, falë edhe devijimit të Davide Bartesaghi.

Në minutën e 36-të, Udinese i afrohet golit të dytë, ku goditja e Kenan Davis përplaset në traversë. Dy minuta më pas, Udinese gjeti golin e dytë, ku pas një krosimi të Zaniolo, ishte Jurgen Ekkelenkamp që shënoi me kokë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Udinese.

SHIKOGOLAT

 

The post Befasi në “San Siro” pas 45 minutave të para, Udinese bën ligjin ndaj Milanit (video) appeared first on Telesport.