E BUJSHME NGA SPANJA: Klopp dhe Real gjejnë gjuhën e përbashkët? Gjermani ka dy kushte që duhen plotësuar me patjetër

“Defensa Central” bën me dije se Real Madrid dhe Jurgen Klopp kanë rënë dakord parimisht mes tyre dhe trajneri gjerman do të marrë drejtimin e “Los Blancos” në fund të këtij sezoni.

Nëse palët kanë rënë dakord për kushtet e pagës dhe bonuseve të ndryshme, sipas raportimit në fjalë Jurgen Klopp ka dy kushte themelore për Real Madridin, që të marrë drejtimin e tyre.

Kushti i parë, trajneri gjerman kërkon autonomi të plotë njësoj siç ka patur te Dortmund dhe Liverpool. Klopp kërkon kërkon kompetenca të plota në merkato dhe sigurisht në strukturën teknike.

Kushti i dytë lidhet me merkaton, ku Klopp thuhet se ka kërkuar transferimin e dy mbrojtësve, e dy emsfushorëve elitar dhe ëmbëlsira për në fund, transferimin e Erling Haaland.

The post E BUJSHME NGA SPANJA: Klopp dhe Real gjejnë gjuhën e përbashkët? Gjermani ka dy kushte që duhen plotësuar me patjetër appeared first on Telesport.