Kanë përfunduar 4 ndeshjet e radhës në Bundesligë, të vlefshme për javën e 29-të. Në “Signal Iduna Park”, Dortmund u ndal pas 4 fitoreve rresht. Verdhezinjtë u befasuan në shtëpi nga Leverkusen, ku miqtë fituan 0-1, falë supergolit të Robert Andrich nga distanca në pjesën e parë. Me fitoren e sotme, Leverkusen mban vendin e pestë me 52 pikë, duke u futur në garë për një vend për në Champions League.
Leipzig ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në garën për në Champions League, falë golit të Yan Diomande në minutën e 81-të. Wolfsburg është mposhtur në shtëpi 1-2 nga Eintracht Frankfurt, duke rrezikuar shumë rënien nga Bundelsiga, pasi mban vendin e 17-të me 21 pikë.
Heidenheim ka marrë po ashtu një fitore shprese për mbijetesën, duke fituar 3-1 ndaj Union Berlin, por serisht mbetet në fund me 19 pikë.
The post Dortmund befasohet në shtëpi nga Leverkusen, Wolfsburg drejt humnerës. Leipzig me fitore të madhe për Champions-in (video) appeared first on Telesport.









