Calhanoglu “shkund” Interin: Nuk duam një tjetër titull të humbur për një pikë…

Hakan Calhanoglu foli pas golit ndaj Romës dhe për garën e titullit: “Como është një skuadër e mirë, e ndërtuar mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të bëjmë lojën tonë”.

Ai zbuloi edhe një përballje në dhomat e zhveshjes: “Flasim shpesh në momente të rëndësishme. I thamë njëri-tjetrit se duhet të japim më shumë, sepse kujtimi i titullit të humbur për një pikë është ende i gjallë. Nuk duam që të ndodhë përsëri. Duhet ta mbyllim sa më shpejt”.

Për golin ndaj Svilar dhe kritikat ndaj portierit: “Atij që e kritikon i jap një këshillë: le të provojë të qëndrojë në portë dhe të shohim nëse e pret. Topi ndryshon drejtim pasi portieri zhvendos peshën. Është një efekt që e kërkoj duke goditur nga poshtë”.

Për formën personale: “Statistikat flasin qartë; çdo vit përmirësohem, ose të paktën nuk bie, përveç rasteve kur kam dëmtime”.

 

 

The post Calhanoglu “shkund” Interin: Nuk duam një tjetër titull të humbur për një pikë… appeared first on Telesport.