Real Madridi aktualisht ka shumë pak ose aspak lidhje me Federatën Spanjolle të Futbollit. Drejtuesit e klubit u tërhoqën nga procesi për një rend të ri arbitral. José Ángel Sánchez mori pjesë në disa takime, por në fund njoftoi presidentin Perez se nuk do ta firmoste marrëveshjen.
Pas ndeshjes ndaj Girona, drejtuesit e Realit u shprehën të bindur se bëhet fjalë për një “garë të manipuluar” nga arbitrat. Të pakënaqur me ekipin, por sidomos me arbitrimin e Javier Alberola Rojas, ata ndihen të justifikuar për distancimin nga federata. Të martën u thellua kjo ndarje dhe klubi i bardhë nuk synon normalizimin. Në çdo ndeshje, sipas tyre, shtohen arsyet dhe, pa ndryshuar sistemi arbitral, hendeku do të rritet.
Në Champions, Rafael Louzán e ndoqi ndeshjen ndaj Bayern Munich pranë Aleksander Čeferin, por jo në të njëjtin vend. Madje flitet për vendime të paramenduara. Ata pranojnë gabimet njerëzore nga arbitrat e fushës, por jo moskorrigjimin nga VAR-i i dy rasteve të ngjashme me Kylian Mbappé. “Los Blancos” mendojnë se beteja është e humbur, por jo dorëzim pa kushte. Ky është shkaku kryesor pse titulli i La Liga-s konsiderohet tashmë i humbur nga drejtuesit e bardhë.
The post Real Madridi formalizon “thyerjen” totale me Federatën, e konsideron La Liga-n të manipuluar appeared first on Telesport.









