FSK-ja bëhet me 17 deminues të rinj

Sot, në ambientet e kazermës “Lidhja e Prizrenit” në Prizren, u mbajt ceremonia e përfundimit të kursit “Pastrimi i fushëbetejave dhe çminim bazik”, ku u certifikuan 17 specialistë të rinj të çminimit, të cilët tashmë i shtohen radhëve të Kompanisë së Deminimit.

Sipas njoftimit të FSK-së, ky trajnim, zgjati gjashtë javë, ndërsa kishte për qëllim përgatitjen profesionale të pjesëtarëve të rinj në përdorimin e pajisjeve përkatëse dhe në zbatimin e procedurave bazë të punës në procesin e çminimit.

Njoftimi i plotë:

17 deminer i shtohen FSK-së

Sot në ambientet e kazermës “Lidhja e Prizrenit” në Prizren u mbajt ceremonia e përfundimit të kursit “Pastrimi i fushëbetejave dhe deminim bazik” dhe certifikimit të 17 deminerëve të rinj që i shtohen radhëve të Kompanisë së Deminimit. Ky trajnim u mbajt për 6 javë duke trajnuar pjestarët e rinj në përdorimin e pajisjeve dhe procedurat bazë të punës në deminim. 

Në emër të Ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Ajeti uroj kursantët e rinj me dëshirën që të punojnë me zell dhe përkushtim. Në emër të KOMFSK, u.d.SHSHPFSK Kolonel Astrit Haliti ka përcjellur urimet më të sinqerta nga zinxhiri komandues i FSK duke uruar deminerët e rinj në misionin e tyre fisnik.