“Skenderajn e shohin xhungëll”, Musliu-Haxhiut për deputetët e VV-së: A t’i qes jashtë unë a ti?

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përgjatë pyetjes parlamentare drejtuar ministrit të Infrastrukturës, Dimal Basha u pengua nga deputetët e pozitës teksa çështja ishte rreth mosfunksionimit të semaforit në qendër të Skenderaj.

Musliu tha se kjo çështje është qesharake për disa deputetë, pasi siç tha ajo ‘ata e shohin Skënderajn si xhungëll’.

“Këtu qeshin disa, sepse këta e shohin Skënderajn si xhungëll”, tha ajo.

Tutje, ajo i kërkoi Haxhiut që të mbajë rendin në sallë.

“Kryetare a po mban disiplinë, a po i qes unë jashtë, a po i qet ti?”, vazhdoi Musliu.

“Nëse ta merr mendja provo”, ia ktheu Haxhiu.