Tahiri akuza të forta: Qeveria e ka bllokuar Kosovën, pa zgjidhje për presidentin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosocvës, e akuzoi Qeverinë Kurti, duke qenë i bindur se partia në pushtët po e çon vendin në zgjehdje të reja.

Tahiri tha se Kuvendi do të shpërndahet sepse Vetëvendosja nuk po arrin të gjejë një zgjidhje për presidentin, por po vazhdon me ‘performanca polkitike’.

“Nesër bëhen dy muaj, prej kur ky Kuvend e ka votuar Qeverinë e Kosovës, këtë kabinet me 19 ministri, dy zv/kryeministra, përderisa na kanë mbetë edhe 17 ditë deri te shpërbërja e këtij Parlamenti. Ajo që kishte me qenë një konkluzion për Qeverinë dhe Kuvendin, është se kjo Qeveri e ka blloku Kosovën prej prodhimit të krizave të njëpasnjëshme. A ka logjikë më funksionu një qeveri pa program politik, pa diskutim për politikat qeverisëse.”

A ka logjikë që 17 ditë i kanë mbetë këtij Kuvendi për me arritë te një marrëveshje e presidentit dhe vazhdon në masë të madhe, një performancë publike, për një konsum politik, pa arritur asnjë zgjedhje. E shoh problematike situatën kur krizat janë mbiemri i Qeverisë. Kjo Qeveri e ka mbiemrin krizë. E palogjikshme që dikush që ka qenë ministër, e dikush që është edhe tash, mos me ardhë në Komision me prezentu një plan 10 pikësh se çka e kanë në plan me bo.” – u shpreh ai.

Sipas tij, ky është qëllimi i vetëm i tyre, që shteti të bllokohet dhe të normalizohet që funksionimi të vazhdojë në detyrë.

“E kanë një qëllim, edhe për një palë zgjedhje a? Kjio shifet prej aeroplanit, që mos me ardhë të zgjidhja, po me ndërtu bllokadë, me shku në zgjedhje dhe me normalizu funksionimin e shtetit me qeveri në detyrë. Rrezikojmë me shku në dy palë zgjedhje. Thërras qeverisë, që urgjentisht të sjellë para këtij Kuvendi një program politik.”