Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu pas miratimit të dy propozimeve parlamentare të LDK-së dhe PDK-së në seancën e sotme të Kuvendit ka ironizuar duke thënë se puna e vetme që i ka mbetur Kuvendit është zgjedhja e presidentit.
“Veç edhe presidenti na ka mbetë edhe…krejt në vijë”, tha Albulena Haxhiu.
Kuvendi miratoi propozimin e PDK-së për Rezolutën për Mbrojtjen e Viktimave të Luftës dhe propozimin për ndërrimin e rendit të ditës nga pika e 9-të në pikën e 6-të për Rezolutën për çmimet e naftës.







