Kërcënuan dhe penguan policët, arrestohen tre persona në Ferizaj

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Ferizaj, për shkak se kishin kërcënuar zyrtarët policorë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit ishin në gjendje të dehur në momentin e arrestimit.

Njëra nga ta është dërguar në mbajtje, ndërkaq dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë kanosur dhe penguar zyrtaret policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Njëri nga të dyshuarit i cili ishte në gjendje të dehur është arrestuar dhe me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. Gjatë arrestimit një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.