Mblidhen dy komisione parlamentare

Kuvendi i Kosovës do të jetë sot vend i dy mbledhjeve të komisioneve parlamentare, ku pritet të diskutohen çështje që lidhen me punën dhe funksionimin institucional.

Fillimisht, në orën 09:30, do të mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Në këtë takim, anëtarët e komisionit do të shqyrtojnë dhe pritet të miratojnë draft-planin e punës për sesionin pranveror të vitit 2026. Mbledhja do të zhvillohet në sallën N-10.

Ndërkohë, në orën 12:00, është paraparë të mbahet edhe mbledhja e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KPM-së. Ky takim do të zhvillohet në sallën N-225 të Kuvendit.