Alben Veseli president i ‘Niklit’, ish-kapiteni drejtor sportiv

Klubi i Feronikelit ’74 sot ka mbajtur Kuvendin e Jashtëzakonshëm, ku ka zgjedhur kryesinë e re.

Në këtë kuvend, të gjithë anëtarët unanimisht zgjodhën z. Alban Veseli në postin e Presidentit të klubit, Lapidar Lladrovci Drejtor Sportiv si dhe Argjend Bardhi Menaxher.

Njoftimi i plotë:

Klubi Futbollistik FC Feronikeli 74 njofton opinionin publik se sot është mbajtur Kuvendi i Jashtëzakonshëm i klubit, ku u diskutua dhe u vendos për zgjedhjen e kryesisë së re.

Në këtë kuvend, të gjithë anëtarët unanimisht zgjodhën z. Alban Veseli në postin e Presidentit të klubit, Lapidar Lladrovci Drejtor Sportiv si dhe Argjend Bardhi Menaxher.

Me këtë rast, Presidenti i ri i klubit, z. Veseli, ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e tij për besimin e dhënë nga anëtarët e kuvendit dhe bordit drejtues:

“Jam i privilegjuar të menaxhoj një klub siç është FC Feronikeli 74. Po ashtu, jam i nderuar që në klub gjeta bashkëpunëtorë me energji të jashtëzakonshme për angazhim dhe punë.

Së bashku do të punojmë fuqishëm që FC Feronikeli 74 në vitet e ardhshme të jetë ndër klubet më të organizuara dhe kështu ta bëjmë krenar qytetin e Drenasit, e pse jo edhe gjithë Kosovën.

Fokusi ynë primar do të jetë gjithashtu zhvillimi i akademisë, duke krijuar kushte sa më të mira për talentët e rinj që do të vijnë.”

FC Feronikeli 74 i uron suksese Presidentit Veseli në këtë detyrë të rëndësishme dhe shpreh besimin se nën udhëheqjen e tij, klubi do të arrijë suksese të reja.