Haradinaj: Kushtetuta, dokumenti që mishëron idealet e luftës për liri dhe shtetësi

Sot bëhen 18 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ajo u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të po atij viti.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar këtë ditë duke thënë Kushtetuta shënon dokumentin themelor që mishëron idealet e luftës çlirimtare për liri dhe shtetësi.

Postimi i plotë:

Sot, Republika e Kosovës shënon Ditën e Kushtetutës, dokumentin themelor që mishëron idealet e luftës çlirimtare për liri dhe shtetësi. Kjo Kushtetutë moderne është gardiani që mbron arritjen më të madhe të shqiptarëve, shtetin e pavarur të Kosovës, duke garantuar të drejtat e njeriut, barazinë para ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve pa dallim.

Në 5 vitet e fundit, kemi parë shkelje të panumërta të Kushtetutës, përmes vendimeve dhe veprimeve antikushtetuese duke anashkaluar qëllimshem parimet e saj. Kjo praktikë duhet të ndalet urgjentisht.

Urime Dita e Kushtetutës!