Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se dje rreth orës 23:30 janë ndaluar dy shtetas të Kosovës pasi u kapën duke transportuar emigrantë nga Pakistani.
“Në autostradën A1, në afërsi të vendit të quajtur “Nyja e Smokvicës”, nëpunës policorë nga Qendra Rajonale e Çështjeve Kufitare Jug – Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë dhe Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë i privuan nga liria S.B. (61) dhe H.S. (53), që të dy nga Kosova”.
Gjatë kontrollit në automjetin “Shkoda Rapid” me targa kombëtare të Kosovës, të cilin e drejtonte S.B., ndërsa H.S. ishte bashkudhëtar, janë gjetur dy persona emigrantë nga Pakistani.
Në njoftim thuhe se personat janë ndaluar në stacion policor, ndërsa emigrantët dhe automjeti janë vendosur në Qendrën Pritëse-Tranzitore “Vinojug” në Gjevgjeli.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.









