Juventusi nuk ka pasur asnjë dyshim, me ose pa vend në Champions League sezonin tjetër, e ardhmja bardhezi është me Luciano Spallettin. “Vendimi është marrë, ne jemi shumë të lumtur të vazhdojmë me të, pavarësisht nga rezultati i sezonit”, – tha Marco Ottolini pas fitores ndaj Genoa.
Giorgio Chiellini, drejtor i strategjisë së futbollit, e kishte bërë të qartë gjithashtu; nuk ka plan B në Torino. Vetë Spalletti kishte disa kërkesa për klubin; siguri mbi projektin e Juves, garanci për skuadrën dhe autonomi në zgjedhjet në fushë. Përgjigjet mbërritën, ndaj trajneri është gati ta vazhdojë karrierën në Torino, duke synuar rikthimin e titullit në shtëpi. Marrëveshja është arritur financiarisht edhe me John Elkann.
Njoftimi i rinovimit pritet deri të premten, para ndeshjes me Atalantën, thelbësore për kualifikimin në Champions. Kontrata do të zgjasë deri më 2028, me rrogë rreth 6 milionë euro neto në sezon. Rinovimi ka nisur pas telefonatës me Elkann, mbas fitores 3-0 ndaj Sassuolos, dhe u forcua falë punës diplomatike të Chiellinit. Tani gjithçka është gati për të ndërtuar një Juve fituese.
The post Spalletti dhe Juventusi vazhdojnë bashkë, koha për ta “vulosur” kontratën deri më 2028 appeared first on Telesport.









