Havertz: Fitorja ndaj Sporting është një pikë kthese, mund të fitojmë trofe të mëdhenj këtë sezon

Sulmuesi i Arsenal, Kai Havertz, ishte protagonist dy ditë më parë në fitoren 1-0 që “topçinjtë” arritën në Lisbonë ndaj Sporting, në çerekfinalen e parë të Champions League.

Të shënosh një gol në fund është gjithmonë e mrekullueshme, veçanërisht para tifozëve tanë që kishin udhëtuar në Lisbonë. Ka ende shumë punë për të bërë javën tjetër, por për momentin, do ta mbajmë këtë rezultat”, tha Havertz.

Më tej, sulmuesi shtoi: “Ishte një ndeshje mjaft e hapur, por mendoj se arritëm ta kontrollonim mirë për pjesën më të madhe të saj. Futbolli është i bukur edhe për momente të tilla”.

“Në përgjithësi, mendoj se luajtëm një ndeshje të shkëlqyer dhe mund të jemi krenarë për veten tonë. Tani do të rimbushim energjitë dhe do të rifillojmë të shtunën“, deklaroi Havertz.

Lidhur me reagimin e “topçinjve” ndaj dy humbjeve të tyre në kupat vendase, ai shtoi: “Kjo fitore ishte padyshim një pikë kthese për ne. Ne po vinim pas dy humbjeve radhazi dhe donim t’i ndryshonim gjërat. Ia dolëm”.

“Jemi një grup shumë i bashkuar dhe ende kemi shumë për të dhënë këtë sezon. Kanë mbetur shtatë javë, mund të fitojmë trofe të mëdhenj dhe do të japim gjithçka për ta bërë këtë”, deklaroi Havertz.

The post Havertz: Fitorja ndaj Sporting është një pikë kthese, mund të fitojmë trofe të mëdhenj këtë sezon appeared first on Telesport.