Korri fitoren e parë në “Camp Nou”, reagon Simeone: Ishim cinikë dhe shfrytëzuam rastet, do të vuajmë në ndeshjen e kthimit

Diego Simeone e quajti ekipin e tij Atlético Madrid “jashtëzakonisht klinik” pas një fitoreje 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër Barcelonës, e cila ishte fitorja e parë e klubit në Camp Nou në 20 vjet.

Julián Álvarez e kaloi Atletico në epërsi me një goditje dënimi pak para përfundimit të pjesës së parë, pak momente pasi kartoni i kuq i Pau Cubarsí e kishte lënë Barçën me 10 lojtarë. Më pas, zëvendësuesi Alexander Sørloth dyfishoi epërsinë e miqve në pjesën e dytë.

Simeone nuk kishte fituar kurrë në Camp Nou si trajner, me një rekord prej shtatë barazimesh dhe 11 humbjesh deri në ndeshjen e së mërkurës. Madje fitorja e fundit e Atlético në stadiumin legjendar datonte në vitin 2006.

Është e vërtetë që nuk kishim fituar kurrë këtu në këtë stadium. Është shumë e vështirë për ta bërë këtë. Barcelona është ndoshta skuadra më e mirë në Evropë me Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich”, tha Simeone.

Ne bëmë një punë të mirë kolektive, i lënduam në momente të rëndësishme dhe goli i dytë na dha më shumë siguri. Është për të ardhur keq që nuk mundëm t’i lëndonim pak më shumë me avantazhin e lojtarëve që kishim“, shtoi trajneri argjentinas.

Futbolli është i shkëlqyer sepse të jesh klinik është çelësi i fitores dhe dje ishim jashtëzakonisht klinikë. E dinim që ata luajnë me një linjë të lartë. Jemi një ekip që i kemi dëmtuar në pothuajse çdo ndeshje që kemi luajtur kundër tyre, gjithmonë kemi krijuar raste dhe kemi shënuar gola”, deklaroi Simeone.

Më tej, ai komentoi: “Ishte e vështirë, nuk është rastësi që ata kishin fituar 22 nga 23 ndeshje këtu këtë sezon. Është një rezultat i mirë, por ata janë një kundërshtar që me siguri do të na bëjë të vuajmë të martën.”

The post Korri fitoren e parë në “Camp Nou”, reagon Simeone: Ishim cinikë dhe shfrytëzuam rastet, do të vuajmë në ndeshjen e kthimit appeared first on Telesport.