“Kam qenë aty punëtor”, ish-militanti i VV-së e sfidon Bajqinovcin që të tregojë për shtëpinë luksoze në Mal të Zi

Ish-militanti i Vetëvendosjes që është kthyer kundër kësaj partie dhe liderit Albin Kurti, Albert Shabani ka shpërthyer me akuzë edhe ndaj deputetit Mefail Bajqinovci.

Në një postim në Facebook, Shabani e ka sfiduar deputetin e VV-së që të tregojë se si arriti të ndërtonte një shtëpi luksoze në Mal të Zi.

Ani pse nuk e ka treguar vendin se ku ndodhet kjo shtëpi, Shabani ka pretenduar se ka punuar në ndërtimin e kësaj shtëpie.

“Mefail, a ju ke tregu votuesve, si arrite me ndertu shtepi luksoze në Mal të Zi, apo, nësë do, unë shkoj një dite te shtepia jote atje, dhe e beje një video direkt nga shtepia! Ti e di mirë kush ti ka vendos dyert e dritaret, edhe une kam qenë aty puntor”, ka thënë Shabani.

“Shihemi këto ditë”, ka qenë mesazhi i tij në fund.