Real Madridi humbi 2-1 ndaj Bayernit në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Golat e Luis Díaz dhe Harry Kane iu dhanë avantazhin gjermanëve, ndërsa Kylian Mbappé ngushtoi rezultatin në fund për të mbajtur gjallë shpresat e “Los Blancos”. Kthimi do të zhvillohet më 15 prill në “Allianz Arena”, ku ekipi i Álvaro Arbeloa do të kërkojë përmbysjen, pavarësisht avantazhit bavarez dhe mbështetjes së tifozëve vendës.
Në minutën e 71-të, një veprim i diskutueshëm ndodhi kur Jonathan Tah ndërhyri fort ndaj Mbappé, duke e goditur në pulpën e këmbës sulmuesin francez. Tah mori karton të verdhë, vendim që shkaktoi protestat e lojtarëve të Realit, të cilët kërkonin kartonin e kuq.

Ish-gjyqtari spanjoll Iturralde González analizoi situatën në ‘El Larguero’: “Është një ndërhyrje që nuk ia lë takat në lëkurë, por e gërvisht nga lart-poshtë. Ndërhyrje shumë e rrezikshme, por VAR nuk ndërhyn në këto raste”. Ai shtoi: “Është një vendim 100% sipas gjykimit të arbitrit të fushës. Nëse arbitri vendos të japë të kuq, VAR nuk do të thotë të kundërtën. Situatë shumë kurioze, madrilenët e shohin si karton të kuq të qartë, ndërsa bavarezët jo”.
Për arbitrin Michael Oliver komentoi: “Më pëlqeu, në vendimet potencialisht të rrezikshme zgjodhi dënimin minimal. Ishte i qëndrueshëm dhe i drejtë”.
The post “Situatë shumë kurioze”; Iturralde González bën “moviolën” e ndërhyrjes së Tah ndaj Mbappé appeared first on Telesport.









