Rudiger: Ia dhuruam të dy golat Bayern, na presin 90 minuta vendimtare në Munich

Pas humbjes në shtëpi kundër Bayern Munich, është koha për një analizë të qartë te Real Madrid. Mbrojtësi Antonio Rüdiger foli sot për mediat, duke identifikuar qartë fajtorët pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League.

Mbrojtësi gjerman nuk i fshehu vështirësitë, duke drejtuar gishtin nga gabimet e ekipit: “Ne u kthyem në fushë dhe ata shënuan menjëherë. Do të thoja se ia dhuruam të dy golat Bayern. Duhet të bëjmë më mire në ndeshjen e kthimit në Mynih“.

Një referencë e drejtpërdrejtë për gabimet mbrojtëse që i lejuan bavarezëve të dominonin ndeshjen. Rüdiger më pas theksoi një aspekt kyç të lojës që kishte përgatitur në prag të ndeshjes.

Para ndeshjes, folëm për të mos humbur posedimin e topit, sepse në këtë nivel, është jashtëzakonisht e rrezikshme. Duhej të kishim gjuajtur më shumë, por lojtari i tyre më i mirë ishte Manuel Neuer”, tha Rudiger.

Pavarësisht rezultatit negativ, qendërmbrojtësi i Real Madrid mbetet i sigurt: “Ne ende kemi shpresë ta përmbysim rezultatin në Mynih. Jemi gati të japim gjithçka në 90 minutat vendimtare të këtij sezoni”.

The post Rudiger: Ia dhuruam të dy golat Bayern, na presin 90 minuta vendimtare në Munich appeared first on Telesport.