Barcelona-Atlético Madrid, në fushë më të mirët. Flick synon ta mbyllë kualifikimin që sonte

Champions League është ëndrra kryesore e Barcelonës së Hansi Flick. Me La Liga tashmë në rrugë të mbarë, pas fitores së fundit në “Metropolitano” dhe gabimit të Real Madridit në Mallorca, të gjithë sytë janë të drejtuar te sfida e sotme ndaj Atlético Madridit, që pritet të jetë intensive dhe shumë lodhëse.

Qëllimi i blaugranave është të sigurojnë sonte (ora 21:00) në “Camp Nou” një avantazh që t’iu lejojë ta përballojnë kthimin, të martën e ardhshme, me garanci maksimale. Për këtë, trajneri gjerman do të dalë në fushë me gjithë forcat.

Frenkie de Jong nuk do të jetë i disponueshëm, duke pritur të rikthehet për derbin kundër Espanyol këtë të shtunë. Ai mungon së bashku me Christensen, Marc Bernal dhe Raphinha. Ronald Araujo, që u zëvendësua për shkak të një mbingarkese në “Metropolitano”, është në gjendje perfekte. Bashkë me të rinjtë e zakonshëm Xavi Espart dhe Tommy Marqués, është bashkuar edhe Álvaro Cortés.

La previa y las posibles alineaciones del Barça - Atlético de Madrid de Champions

Formacioni i mundshëm pritet të përfshijë ‘gardën e vjetër’ me Kounde në krahun e djathtë dhe Lewandowski në sulm. Në mbrojtje, Cubarsí dhe Gerard Martín pritet të qëndrojnë në qendër, ndërsa Joao Cancelo në krahun e majtë ka marrë vlerësime të larta. Pedri është i palëvizshëm, ndërsa Eric Garcia pritet të luajë në mesfushë.

Në mesfushën sulmuese, Fermín është i freskët pas gjysmë ore lojë në “Metropolitano”. Në sulm, Lamine Yamal është i sigurtë, Rashford në krah, dhe Lewandowski ka gjasa të startojë si ‘killer’ për eksperiencën e tij në Champions, duke zëvendësuar Dani Olmo si ‘9 fals’.

The post Barcelona-Atlético Madrid, në fushë më të mirët. Flick synon ta mbyllë kualifikimin që sonte appeared first on Telesport.