Janë mbyllur 45 minutat e para në dy çerekfinalet e para në Champions League. Në “Santiago Bernabeu” pjesa e parë mes Real Madridit dhe Bayern Munich është mbyllur 0-1 për bavarezët.
Minutat e para ishin më të mira për bavarezët. Rreziku i parë erdhi nga Michael Olise në minutën e 7-të, por goditja e dënimit nga francezi përfundoi mbi traverësë. Në minutën e 9-të, Dayot Upamecano kishte shansin e artë të gjente golin, por gaboi gjithçka i vetëm para portës.
Në minutën e 18-të, Real Madridi provon me Vinicius Junior, por goditja e bukur e brazilianit ndalet mjeshtërisht nga Neuer. Në minutën e 29-të, Mbappe pati një super mundësi për të gjetur golin, por Neuer tregohet fantastik. Në minutën e 35-të, goditja ballore e Vinicius Junior ishte shumë e lehtë për Neuer.
Sfida u zhbllokua në minutën e 41-të. Aksion model i bavarezëve, asiston Serge Gnabry, shënon Luis Diaz. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Bayern.
Në “Jose Alvalade”, pjesa e parë mes Sporting Lisbon dhe Arsenal është mbyllur 0-0. Rasti më i rrezikshëm i pjesës së parë ishte në minutën e 16-të, kur goditja e Noni Madueke u ndal nga traversa. Në minutat në vazhdim nuk kishte ndonjë rrezik serioz për të dy ekipet dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund të 45 minutave të para.
The post 45′ e para: Në Madrid vendos goli i Luis Diaz, “heshtje” në Lisbonë (video) appeared first on Telesport.









