Real Madrid dhe Bayern Munich do të përballen sonte në çerekfinalen e parë në Champions League. “Defensa Central” zbulon se Real Madrid ka marrë autorizimin e nevojshëm nga UEFA, për të mbyllur çatinë e “Santiago Bernabeu-t” mbrëmjen e sotme.
Arsyeja kryesore është për të krijuar një atmosferë akoma dhe më shumë intesive si dhe për të “frikësuar” më shumë kundërshtarin nga brohorimat e 80, 000 tifozëve madrilenë, duke qenë se kur stadiumi është i mbyllur zhurmat dëgjohen më shumë.
Nëse në La Liga, është në dorën e vetë klubit madrilen për të vendosur nëse do të luajë me çatinë e hapur apo të mbyllur, në Champions League ndryshon situata dhe klubi është i detyar të marrë leje tek UEFA, që në këtë rast i ka dhënë dritën jeshile.
The post Për të “frikësuar” më shumë Bayern-in, Real Madrid i ka shpresat te çatia e “Santiago Bernabeu-t” appeared first on Telesport.









