Tashmë dihet që Real Madrid do të afrojë të paktën një qendërmbrojtës gjatë merkatos së verës. Lista është e gjatë por dy emrat që janë konsiderua si favoritë janë Ibrahima Konate dhe Nico Schlotterbeck.
Por, asnjë nga dy emrat e mësipërm nuk do të transferohet në Madrid. I pari, nuk është profili që kërkon Real Madrid. I dyti duket i vështirë për t’u arritur dhe për t’u gjetur gjuha e përbashkët me Borussia Dortmund.
“Defensa central” zbulon se meri i parë në listën e drejtuesve të Real Madridit është ai i Jon Martin, 19-vjeçari i Real Sociedad i cili konsiderohet si një qendërmbrojtës me të ardhme të madhe.
Nga 25 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon, ai ka qenë titullar në 24 prej tyre. Po ashtu statistikat e tij në fushë tregojnë më së miri aftësitë dhe cilësitë e tij.
Jon Martin numëron më pak se një faull për ndeshje (0.7 këtë sezon), duke treguar besimin në ndërhyrjet e tij. Ai gjithashtu mesatarisht ka 1.6 ndërveprime dhe 3.1 rikuperime. Për më tepër, ai fiton 63 përqind të dueleve të tij, statistika që tregojnë rritjen dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm.
Në tetor të vitit të kaluar, vlera e tij në treg ishte 5 milionë euro dhe tani është rritur në 20 milionë euro. Ndërsa klauzola që i ka vendosur Real Sociedad për largimin e tij është plot 50 milionë euro.
The post As Konate dhe as Schlotterbeck, qendërmbrojtësi që kërkon Real Madrid luan në La Liga dhe kushton 50 mln euro appeared first on Telesport.









