Në konferencën e fundit për shtyp para sfidës Real Madrid-Bayern Munich, Joshua Kiimich nuk i shptoi dot pyetjes për mungesën e Italsië në Botëror, duke ditur rivalitetin e madh mes dy kombeve dhe historikun e përballjeve mes tyre.
“Italia ka munguar në tre Botërorë, por midis tyre, ka fituar një Kampionat Evropian. Në dekadën e fundit, Gjermania ka fituar vetëm një Kupë Konfederatash. Ndoshta nuk jam personi i duhur për të folur për këtë gjë, por Italia është një vend i shkëlqyer, me lojtarë të shkëlqyer që do të doja t’i shihja në këtë Botëror. Kështu që nuk jam i kënaqur me mënyrën se si shkoi”, u përgjigj Kimmich.
Hera e fundit që Italia ka marrë pjesë në një Kupë Bote ka qenë në vitin 2014 dhe që nga ajo kohë ka dështuar të kualifikohet.
The post Një gjermani që i vjen keq për mungesën e Italisë në Botëror: Nuk doja të shkonte kështu… appeared first on Telesport.









