Vetëvrasje në Prishtinë

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në rrugën “Obria” në Prishtinë.

Viktima është gjetur rreth orës 11:30, teksa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.

“Rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një shtëpi në rrugën Obria në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka konfirmuar për Paparacin zëdhënësi i policisë, Enis Pllana.

Paparaci mëson se afër viktimës është gjetur edhe arma me të cilin e ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Viktima është i moshës 68-vjeçare.