“Lidhje me religjionin”, MPB-ja turke del me detaje për sulmin para konsullatës izraelite në Stamboll

Ministria e Punëve të Brendshme në Turqi ka dhenë detaje për shkëmbimin e zjarrit mes policisë dhe disa të dyshuarve para konsullatës së Izraelit në Stamboll.

Ministria ka bërë të ditur se njëri nga të dyshuarit “ka lidhje me një organizatë që shfrytëzon religjionin”, raporton BBC.

Një numër i madh i policëve është në vendin e ngjarjes.

Të paktën një i dyshuar është vrarë dhe dy të tjerë janë “neutralizuar”, pas të shtënave me armë.

Konsullata ndodhet në veri të Stambollit dhe sulmi ka ndodhur në kohën e tensioneve të mëdha rreth luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.