Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person

Një person e ka humbur jetën në Llaushë të Skenderajt.Dyshohet se k jo ka ardhur si pasojë e një zjarri atje.

Rastin e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

“Rasti ka ndodhur. Prokurorja e rastit ka dal në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës me vendim është dërguar për obduksion në IML”, tha Preteni.

Preteni theksoi se mbetet të përcaktohet se cili ka qenë shkaku i rastit të zjarrit pas hetimeve që do të zhvillohen.

Ende mbetet e paqartë se ku ka shpërthyer zjarri.