Matthäus sulmon Vinicius dhe Real Madridin: Vetëm ankohen, mungesë respekti ndaj të tjerëve

Lothar Matthäus, legjendë dhe ish-drejtues i Bayern Munich, kritikoi Vinicius para çerekfinales së Champions League ndaj Real Madridit. “Vinicius është, padyshim, një lojtar i madh, por provokon pa pushim. Kur dikush e ndalon me kontakt të rregullt, ai vetëm ankohet dhe qan”, – tha Matthäus për “Sky Sports”.

Legjenda gjermane nuk i kurseu kritikat për Real Madridin, duke përmendur bojkotin e tyre ndaj gala-s së “Topit të Artë” 2024, ku fitues u shpall spanjolli Rodri, ndërkohë që Vinicius ishte favorit: “Rodri u zgjodh dhe ata thanë: Është e padrejtë. Duhej të fitonte një nga tanët (Vinicius). Ne e bojkotuam’. Kjo nuk bëhet për respekt ndaj kundërshtarit, ekipeve të tjera dhe lojtarëve”.

Për ndeshjen kundër Real Madridit, 65-vjeçari vlerësoi sulmin e Bayernit me Luis Díaz, Harry Kane dhe Michael Olise: “Çdo pjesë punon perfekt si një orë zvicerane. Me Olise, Kane, Díaz, Musiala, Karl dhe Gnabry, linja e sulmit është jashtëzakonisht e larmishme. Në Europë, vetëm Barcelona mund ta rivalizojë”.

The post Matthäus sulmon Vinicius dhe Real Madridin: Vetëm ankohen, mungesë respekti ndaj të tjerëve appeared first on Telesport.