E pranoi edhe Massimiliano Allegri; ndeshja në Napoli mund “të hapej” pas një ore loje, përpara se të pësohej goli, jo pas. Një detaj që bën diferencën mes një shprese të vogël për të kapur Interin dhe dorëzimit pothuajse total për titullin. Objektivi mbetet Champions, por zhgënjimi është i madh.
Humbja në Napoli dhemb shumë, jo vetëm për -9 pikë nga kreu, por edhe sepse ishte përballja e parë direkte e humbur. Milani kishte bërë mirë ndaj rivalëve të mëdhenj: fitore ndaj Napolit, dy derbi Madonine të fituar, rezultate pozitive ndaj Interit, Romës dhe Juventusit. Nëse kampionati do të luhej mes gjashtë të parave, kuqezinjtë do kryesonin.
Pyetja është: ku u humb titulli? Përgjigjja: ndaj skuadrave të vogla. Humbje si ato me Cremonesen apo Parmën peshojnë më shumë se Napoli te kuqezinjtë.
Edhe taktikisht mund të bëhej më shumë; pak minuta lojë për Leaon, ndikim i kufizuar i Pulisic, ndërsa Gimenez solli rrezik. Në fund, Napoli duket më i fortë dhe Conte sfidanti i vetëm serioz i Interit për titull.
The post Milani, lamtumirë ëndrrës për titull! Megjithatë, “pengu” i vërtetë nuk është disfata ndaj Napolit appeared first on Telesport.









