Policia e Kosovës ka prangosur pesë persona, pasi ata ishin përfshirë në një rrahje mes vete.
Njëri prej këtyre personave ishte i mitur.
Sipas raportit policor, këta persona kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë dërguar në mbajtje nën dyshimet se kanë kryer veprat penale “lëndim i lehtë trupor” dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
“Rr. Tropoja, Obiliq 06.04.2026, 19:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë- njëri prej tyre i mitur, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas tretmanit mjekësor të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.









