“Leao? Cilësitë e lojtarit nuk diskutohen, problemi i tij kanë qenë dëmtimet e shumta këtë sezon, që nuk e kanë lejuar të shprehet në maksimum. Tani vjen pas dy javësh pushim, ka bërë tri ditët e fundit stërvitje me skuadrën, e kemi marrë në stol ndaj Napolit sepse është lojtar i rëndësishëm që mund të bëjë diferencën gjatë ndeshjes (nuk luajti fare në “Maradona”)”.
Për të ardhmen: “Ai ka edhe dy vite kontratë dhe është një lojtar shumë i rëndësishëm për Milanin”.
Kështu u shpreh për portugezin e shumëdiskutuar drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, përpara ndeshjes në “Maradona” kundër Napolit, e humbur 1-0.
The post “Leao? Problemi i tij janë dëmtimet. Ka edhe dy vite kontratë, është i rëndësishëm për ne” appeared first on Telesport.









