“Çfarë lodhjeje? Dje dhe pardje nuk u stërvitëm, i lashë djemtë të pushonin për rikuperim. Iu dhashë dy ditë pushim, një stërvitje e gjysmë dhe pastaj ndalesë. Ndonjëherë duhet të pranosh se je versioni më i dobët i vetes
. Pas 6-7 muajsh këtu, ende nuk jam i sigurt me kë kam të bëj, – tha Luciano Spalletti pas ndeshjes me Genoa. – Nuk është e mundur një pjesë e parë e tillë dhe më pas një e dytë ndryshe. Nëse vjen episodi dhe pëson gol me penallti, gjithçka bëhet e vështirë”.
Për kombëtaren: “E kam përjetuar shumë keq eliminimin…, u ndjeva si Gattuso. Nëse do të më ndodhte mua, nuk do ta përballoja lehtë. U mbylla në vetvete nga dhimbja. Nëse Kean shënonte për 2-0, do flitej për një Itali të madhe. Duhet më shumë ekuilibër në gjykime”.
Për Vlahovic: “Ka shqetësim, ndien shtrëngim muskulor, duhen analiza”. Për futbollin italian: “Në Udinese-Como kishte vetëm dy italianë. Duhet të mbrojmë talentet tona dhe të aktivizojmë më shumë të rinj”.
The post Spalletti: Pas 6-7 muajsh ende nuk e di me kë kam të bëj…, sa dhimbje kombëtarja! appeared first on Telesport.









