Allegri ngre “flamurin e bardhë”: Titulli ka ikur, duhet të sigurojmë Champions-in

“Gara për titullin? Besoj se kemi dhënë gjithçka. Interi ka 9 pikë avantazh, në futboll gjithçka mund të ndodhë, por është edhe Napoli përpara… Tani të mendojmë për Udinese dhe ndeshjet në radhë”, – tha Max Allegri pas humbjes së Milanit në Napoli. Kuqezinjtë e shuajnë thuajse përfundimisht ëndrrën për titullin.

“Një ndeshje me pak raste, ku duhej shfrytëzuar episodi i vetëm. Pësuam gol me mbrojtje të vendosur, ndërsa në situata të tjera duhej të ishim më të shpejtë në goditje. Gabuam në zgjedhje dhe saktësi. Duhet të përmirësohemi, por të qëndrojmë të qetë”, – shtoi Allegri.

Për aspektin taktik: “Pulisic u kthye të premten nga kombëtarja, Leao ishte 12 ditë pushim. Ta nisnim me tre sulmues ishte e vështirë…, ndoshta duhej ta ndryshoja ndeshjen rreth minutës së 70-të”. Për sulmuesit: “Nkunku dhe Fullkrug bënë mirë, por në ato raste duhet të godasin portën. I dhamë hapësira Napolit për kundërsulme, më shumë seç duhej”.

 

The post Allegri ngre “flamurin e bardhë”: Titulli ka ikur, duhet të sigurojmë Champions-in appeared first on Telesport.