Joao Cancelo duket se do të jetë transferimi i parë që do të bëjë Barcelona gjatë merkatos së verës. Anësori portugez i ka bindur të gjithë me nivelin e treguar, që pas huazimit në merkaton e janarit nga Al-Hilal. Cancelo ka kontribuar me 4 asiste dhe 1 gol deri tani.
Vetë lojtari është i bindur për qëndrimin e tij te Barcelona, madje është i gatshëm dhe të pranojë dhe një ulje të ndjeshme të rrogës, në krahasim me atë që merr tek Al-Hilal.
Duke qenë se Cancelo është nën kontratë deri në vitin 2027 me klubin saudit, transferimi i tij përfundimtar pritet t’i kushtojë Barcelonës 8-10 milionë euro, shifër modeste duke ditur cilësinë dhe përvojën e portugezit. Edhe trajneri Hansi Flick ka dhënë pëlqimin e tij për transferimin përfundimtar të anësorit 31-vjeçar.
The post Barcelona ka gati transferimin e parë për merkaton e verës, do të kushtojë 8-10 milionë euro appeared first on Telesport.










