Deputeti Besian Mustafa ka reaguar pas takimit të kreut të LDK-së, Lumir Abidixhikut me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Mustafa, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se shefi i qeverisë nuk dëshiron të gjejë zgjidhje për president bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.“Albini sapo përsëriti “80-81 vota për President nuk është caku ynë”. Pra, NUK po don me gjetë zgjidhje për president bashkë me LDK-në”, shkruan deputeti.
Mustafa përfundoi postimin duke shkruar: “Veç mos thuani pastaj LDK po na çon në zgjedhje”.Ndryshe, takimi Kurti-Abdixhiku përfundoi pa ndonjë rezultat konkret.










