Huazimi, Cancelo dëshiron të qëndrojë te Barcelona. Gati ta zgjidhë kontratën me Al-Hilal

Joao Cancelo ka vendosur, e ardhmja e tij është te Barcelona. Sipas “Mundo Deportivo”, mbrojtësi portugez po vlerëson seriozisht mundësinë për të zgjidhur para kohe kontratën me Al-Hilal dhe qëndruar përfundimisht në Katalonjë. Një zgjedhje e qartë që tregon se rikthimi te Barça i ka rindezur dëshirën për futboll në nivelet më të larta europiane.

Paraqitjet e Cancelos këtë sezon te Barcelona i kanë bindur të gjithë: stafin teknik, shokët e skuadrës dhe tifozët. Ndeshja në “Metropolitano” kundër Atletico Madridit ishte vetëm kapitulli i fundit i një rruge që ka forcuar kandidaturën e tij për të qëndruar. Shkathtësia e tij taktike është një vlerë e shtuar e rrallë në treg dhe përshtatet në mënyrë perfekte me lojën e Hansi Flick.

Pengesa kryesore është kontrata. Al-Hilal ka investuar për ta marrë Cancelon dhe vështirë se do të pranojë një zgjidhje pa kompensim financiar. Negociatat priten të jenë komplekse, me klubin saudit që mund të kërkojë dëmshpërblim. Barcelona, e kujdesshme me buxhetin, duhet të gjejë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët. Vullneti i lojtarit është i qartë; Cancelo dëshiron vetëm Barçën.

The post Huazimi, Cancelo dëshiron të qëndrojë te Barcelona. Gati ta zgjidhë kontratën me Al-Hilal appeared first on Telesport.