KFOR: Ulutas me gjeneralin grek diskurojnë për situatën e sigurisë

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, u takua në Prishtinë me komandantin e Divizionit të 2-të të Këmbësorisë së Mekanizuar të forcave të armatosura greke, gjeneralmajorin Alexandros Koufopoulos, është bërë e ditur nga KFOR-i, transmeton Paparaci.

Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në rajon, ndërsa Ulutas ritheksoi përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, në mënyrë të paanshme dhe transparente.

Ulutas falënderoi Greqinë për kontributin e saj afatgjatë në KFOR./Paparaci.com